Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesëvjeçari nga Brodi i Shtërpcës sulmohet nga ujku, mjekët konfirmojnë gjendje stabile

Lajme 28/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 27 gusht 2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së është pranuar një fëmijë pesëvjeçar nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë, thuhet në njoftimin zyrtar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Ndërkohë, pas pranimit në Klinikën Emergjente, ai ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe i janë kryer ekzaminimet fillestare të nevojshme. Aktualisht, pacienti është pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja e tij vlerësohet stabile, transmeton Gazeta Shneta.

Në përputhje me protokollet mjekësore, fëmijës i janë dhënë vaksinat e nevojshme dhe është përfshirë në kujdes edhe një psikolog klinik, për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale, thuhet në njoftim.

Pavarësisht se gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, mjekët kanë bërë të ditur se ai do të qëndrojë disa ditë në klinikë për monitorim të vazhdueshëm dhe për të reaguar në rast të ndonjë ndryshimi të mundshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFëmija 5-vjeçar sulmohet nga ujku në oborrin e shtëpisë në Brod të Shtërpcës, po trajtohet në QKUK
Artikulli i rradhës Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.