56-vjeçari kthehet në jetë nga profesionistët shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, pasi ai pësoi vdekje klinike.
Besim Gruda, kardiolog në Spitalin e Gjilanit ka njoftuar se falë profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipës kujdesare, pacienti është rikthyer në jetë dhe tanshmë është në gjendje stabile.
“Misioni ynë sot u përmbush.”, ka thënë mes tjerash ai. /Gazeta Shneta/