Kompanitë Pfizer dhe BioNTech, njoftuan të martën se kishin dorëzuar zyrtarisht të dhëna për sigurinë dhe efikasitetin tek Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), për të marrë autorizimin – për të vënë në dispozicion, vaksinën e tyre COVID-19 për fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.
Lajmi vjen disa orë pasi u shfaqën raportet e mediave në lidhje me FDA që u kërkonte kompanive të paraqisnin një aplikim, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Vaksina pediatrike COVID-19 në fjalë, është një e dhjeta e asaj që profesionistët e kujdesit shëndetësor administrojnë te të rriturit.
Nëse vaksina merr autorizimin e FDA, ajo do të bëhet vaksina e parë për COVID-19 e disponueshme për fëmijët nën 5 vjeç. /Gazeta Shneta/