Kompania gjermane BioNTech së bashku me gjigandin farmaceutik amerikan Pfizer kanë paralajmëruar rreth potencialit të vaksinës së tyre anti covid.
Udhëheqësi i Pfizer, Albert Bourla, tha të martën se ai është duke hulumtuar ende që të dhënat rreth vaksinës së tyre të jenë të hapura dhe transparente shkruan USAtoday, transmeton GazetaShneta.
“Transparenca është e domosdoshme, veçanërisht duke marrë parasysh situatën dhe politizimin e vaksinës”, tha ai gjatë një interviste.
Kompania, gjithashtu shtoi se po zgjeron testimin e saj nga 30,000 në 44,000 njerëz duke përfshirë grupmosha të reja.
Sipas të dhënave të lëshuara nga kompania, pjesëmarrësit si të rinjët ashtu dhe të moshuarit, janë ankuar vetëm për dhimbje koke dhe krahësh./GazetaShneta/