Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pilulat kontraceptive mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit te gratë

Këshilla për shtatzëna 07/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip kërkimor në Universitetin e Miçiganit ka zbuluar se pilulat kontraceptive mund të ulin nivelet e hormoneve tek femra, por kjo ulje e hormoneve të marra nga pilulat mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit.

Studimi ka analizuar shtatë pilula të zakonshme kontraceptive dhe ka zbuluar se në katër prej tyre, nivelet e progestinës, një formë sintetike e progesteronit, ishin më shumë se katër herë më të larta se nivelet natyrore, shkruan HufPost, transmeton Gazeta Shneta.

Gjithashtu, një nga këto pilula rrit ekspozimin ndaj etinil estradiolit, një lloj estrogjeni sintetike e lidhur me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.

Profesori Beverly Strassmann, e cila drejtoi studimin, tha se qëllimi ishte të shihet nëse pilulat kontraceptive rrisin ose ulin ekspozimin hormonal krahasuar me nivelet natyrore të hormoneve që gratë prodhojnë natyrshëm gjatë ciklit menstrual.

Në studimin e tyre, ekipi hulumtues krahasoi nivelet e estrogjenit dhe progesteronit në gratë që nuk merrnin pilulën kontraceptive me nivelet totale të hormoneve sintetike që përmbajnë këto pilula.

Profesori Strassmann tha se është e rëndësishme të kuptojmë se si kontracepsioni hormonal mund të ndikojë në rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit, pasi ky kancer është një nga llojet më të shpeshta të kancerit tek gratë në Shtetet e Bashkuara dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri.

Studimet tregojnë se një ekspozim i zgjatur ndaj niveleve të larta të hormoneve, siç ndodh gjatë shtatzënisë ose tek gratë mbi peshë, mund të ndikojë në rritjen e qelizave të ndryshme dhe rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak4 mite dhe fakte rreth autizmit
Artikulli i rradhës Studim: Obeziteti mund të përcaktojë plakjen e trurit dhe përkeqësojë performancën kognitive

Ju sugjerojmë

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Endometrioza dhe shtatzënia: A mund të mbeteni shtatzënë edhe me këtë sëmundje?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.