Një pjesëtar i një bande të njohur për trafikim droge, ka rrëmbyer dy infermiere në Rio de Zhanerio të Brazilit.
Këtë e bëri për një arsye të pazakontë, për t’i ndihmuar të varfrit.
Braziliani me emrin Thomaz Vieria Gomez, 24-vjeçar, i detyroi motrat medicinale që t’i vaksinojnë personat pa mbrojtje shëndetësore të prekur nga ethet e verdha, shkruajnë mediat, transmeton KP.
Përveç që i rrëmbeu motrat, ai kishte vjedhur edhe një sasi të vaksinave, ndërsa shfrytëzoi rastin që të vaksinohej edhe vet.
Infermieret u liruan pas kryen vaksinimin, ndërsa thanë se Gomes nuk iu kishte bërë asgjë.