Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes rrjetit të tij social në Facebook ka bërë të ditur se sot kanë rezultuar pozitiv 17 raste.
Gjithashtu ai bën të ditur që kemi edhe 35 të shëruar, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.
Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!
Akoma nuk ka kaluar rreziku.
Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asessi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.