Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 506 mostra të marra janë konfirmuar 172 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 114 pacientë, ndërsa janë shënuar 14 viktima të cilët përpos virusit kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese shkruan GazetaShneta.
Aktualisht, në vendin tonë janë 10,419 të infektuar, 6,058 të shëruar dhe 341 viktima.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime./GazetaShneta/




