Policia e Kosovës në rajonin e Vitisë ka arrestuar një grua pasi dyshohet se ka rrahur fëmijët e saj.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Viti, ku e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të saj.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.