Ministria e Shëndetësisë ja reaguar ndaj lajmit me titull “12 foshnje kanë vdekur në Kosovë. Nuk ka Oksigjen, Katastrofe humanitare në punë”, i riprodukuar në disa portale serbe.
Sipas MSh-së këto pretendime janë të paqëndrueshme dhe pa bazë, sepse çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga Komisioni i Donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme, shkruan Gazeta Shneta.
Ajo shton se nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike nga asnjë institucion shëndetësore, siç pretendohet në artikullin e gazetës online “Banjaluka24.com”
Reagimi i plotë:




