Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar ndaj shkeljes së privatësisë së pacientëve nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe ministri i shëndetësisë nga kjo parti Uran Ismaili.
Ky reagim i PRAK vjen pasi SHSKUK vuri në dispozicion të Veselit disa pacient që kishin kryer stentimin në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, në mënyrë që të njëjtit të përdoreshin për marketing politik në rrjetet sociale nga Veseli dhe Ismaili.
Reagimi i plotë nga PRAK:
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK , dënon shkeljen e privatësisë së pacientëve nga funksionarët shtetëror dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Përdorimi i pacientëve për qfardo qëllimi, aq më pak për qëllime elektorale, është i pa pranueshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për të Dhënat Personale, Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, Kartën e të Drejtave të Pacientëve, Kodin e Etikës Mjekësore, moralin shoqëror etj.
Ftojmë Agjencionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Koordinatorët për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Institucioneve Shëndetësore dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor që të ndalojnë qfardo lloj informate për pacientët të bie në duar të personave të pa autorizuar.
Nëse ka interes të tregohet puna e bërë në shëndetësi, duhet të përdoren raportet dhe statistikat krahasuese, jo pacientët!
Kujtojmë se gjat këtij mandati të kësaj qeverie nuk është bërë Sistemi i Informimit Shëndetësor, as Sigurimet Shëndetësore, nuk është miratuar asnjë Ligj, janë miratuar vetëm 4 Udhëzime Administrative, nuk është përmbushur as për së afërmi Lista e Barnave Esenciale, Fondi për Trajtim Jasht Institucioneve Shëndetësore Publike ka hyrë në borgj për shkak të kërkesave enorme për trajtim jasht këtyre institucioneve, nuk është ndarë Sistemi Shëndetësor Sekondar nga ai Terciar etj.