Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve ka dal me një reagim për skandalin e tmerrshëm në Spitalin e Pejës ku trupi i një foshnje të vdekur u fut në rrobalarëse.
PRAK ka kërkuar nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar dhe Spitali i Pejës që të marrin përgjegjësi për këtë skandal, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo shoqatë poashtu ka kërkuar masa ndaj personave që kanë tentuar të mbajnë të fshehtë rastin.
Reagimi i plotë:
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë me shqetësim të madh e ka pranuar lajmin për skandalin me foshnjen në Spitalin e Pejës!
Ky lajm, përveç se është tronditës edhe njëherë shpërfaqë papërgjegjësinë e një pjese të stafit shëndetësor dhe sistemin e brisht shëndetësor që ka vendi!
Rasti i fëmiut me autizëm në Gjilan, rasti i vrasjes së gruas dhe fëmiut të saj të palindur në QKUK, rasti i foshnjes në Spitalin e Pejës, janë pasoja të një politike të papërgjegjshme të ndjekur tash e 20 vite e cila po bëhet edhe më e pa përgjegjshme këto ditë, e nëse nuk ka një reformë rrënjësore këto raste do të përsëriten.
Kërkojmë nga Institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin këtë rast.
Gjithashtu, kërkojmë nga menaxhmenti i SP Pejë dhe ai i SHSKUK-së të marrin përgjegjësi për këtë rast skandaloz që ka ndodhur. Përgjegjshmëria dhe llogaridhënja ndaj publikut shkon përtej obligimeve ligjore.