Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) në bashkëpunim me AQH Project dhe IHS Project, për nder të Ditës Evropiane të të Drejtave të Pacientëve ka organizuar tryezë diskutuese me temë “Zgjedhja e mjekut, e drejtë e secilit!”
Në këtë tryezë diskutuese kanë marrë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, përfaqësues të komunave ku është zhvilluar pilot projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar, përfaqësues të spitaleve publike, përfaqësues të Këshillave të Pacientëve, OJQ, media dhe palë të tjera të interesit.
Të pranishmit diskutuan për mënyrën e përzgjedhjes së mjekut familjar dhe funksionimit në praktikë.
Pati një dakordim të përgjithshëm të involvimit të të gjithë akterëve në këtë proces, në mënyrë që projekti i zgjedhjes së mjekut familjar të zhviIlohet sa më lehtë. Po ashtu u pa e nevojshme që të ketë sa më shumë fushata mediale në mënyrë që qytetarët të njoftohen për të drejtën dhe mënyrën e zgjedhjes së mjekut familjar.