Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK ka shprehur një shqetësim të thellë lidhur me lajmin për vdekjen e një vajze 4-vjeçare nga Komuna e Gjakovës.
Sipas deklaratave të prindërve të saj, ka pasur një menaxhim të papërshtatshëm të rastit në shumë aspekte, ku janë evidentuar shkelje të rënda etike, profesionale dhe ligjore.
Shoqata bën një thirrje të forta për institucionet kompetente si Prokuroria e Shtetit, Inspektorati Shëndetësor dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor për të ndërmarrë një hetim të thelluar mbi këtë ngjarje dhe për të ndjekur me vendosmëri dhe përgjegjësi të gjithë ata që janë përgjegjës për ndodhinë.
Reagimi i plotë:
𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝟒 𝐯𝐣𝐞ç𝐚𝐫𝐞𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐆𝐣𝐚𝐤𝐨𝐯𝐚
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK me shqetësim e ka pranuar lajmin për vdekjen e vajzës 4 vjeçare nga Komuna e Gjakovës.
Nga deklara e prindërve vërehet një menaxhim jo i mirë i rastit thuajse në secilin segment, brenda të cilit mund të gjenden vepra penale, shkelje etike e profesionale dhe trajtim jo human.
Ftojmë Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Shëndetësor dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor që ta hetojnë këtë rast, ta gjykojnë dhe ta dënojnë në përputhje me shkeljet e evidentuara.
Ky rast tregon mirë brishtësinë e sistemit shëndetësor, mungesën e profesionalizmit dhe neglizhencën e një pjese të stafit shëndetësor në menaxhimin e rasteve.
Rastet si ky flasin për një pasiguri të sistemit të cilat shkojnë në dëm të pacientëve. Të vdes fëmiu brenda ditës dhe të kemi deklarata kontraverse rreth shkakut, kjo është e papranueshme.
Falenderojmë mediat për sensibilizimin e këtij rasti, por, këtu ngrihen pikëpyetje, sa raste të tjera si ky mund të vdesin në heshtje dhe shkaktarët e vdekjeve t’i mbuloj dheu!?




