Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare – klinikën e vetme për trajtimin e kancereve në nivel vendi.
Osmani gjatë konferencës për media tha se shëndetësia është prioritet dhe së gjatë takimit me menaxhmentin e klinikës temë diskutimi ka qenë sigurimi i barnave dhe ndërtimi i hapësirave të reja për klinikën e onkologjisë.
Ajo theksoi se planifikimi jo i duhur dhe problemet e prokurimit janë ndër shkaktarët kryesorë të cilët e kanë sjellur gjendjen e onkologjisë në këtë pikë sa i përketë mungesës së barnave.
Osmani bëri të ditur se gjatë takimit gjithashtu është diskutuar edhe për ndryshimin e Ligjit të Prokurimit “në mënyrë që në rastet e caktuar kur jeta e qytetarëve është në rrezik të mund të shfrytëzohen procedurat që shfrytëzohen edhe në vendet të ndryshme të Bashkimit Europian”.
“Çështja tjetër që e diskutuam dhe që e kemi marrë përsipër ta shtyejm përpara është edhe mungesa e ndërtesave të nevojshme, nga një ndërtesë e re ku do të bëhet kimioterapia e deri tek ndërtesa e re që duhet për kujdesin paliativ të gjitha këto janë cështje që duhet dhe mund të trajtohen”- tregoi Presidentja ndërsa shtoi se për çështjen e sigurimit të barnave për pacientët në Onkologji do të anagazhohet edhe vet ajo.
E pranishme në këtë takim ishte edhe udhëheqësja e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, Nafije Latifi.
Latifi theksoi se Klinika e Onkologjisë është storie suksesi duke pasur parasysh stafin e reduktuar dhe mungesën e hapësirave brenda klinikave.
Sipas saj, personeli në këtë klinik e bënë një punë të jashtëzakonshme ndërsa falënderoi Presidentën për përkrahje.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”, sot ka dërguar në Klinikën e Onkologjisë 100 paruke, 100 proteza silikoni dhe 100 proteza gjoksore për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
Interesimi i grave për t’u furnizuar ishte i madhë.
Latifi thotë se numri i donacioneve për gratë e prekura nga kanceri në gji duhet të rriten për shkak se brenda një viti rreth 400 gra diagnostifikohen nga kanceri i gjirit.
UD Drejtori i Onkologjisë, Arben Bislimi, gjatë konferencës për media tha se gjatë 365 ditëve në klinik ofrohen shërbime mjekësore për pacientët me probleme malinje.
“12 muaj mundohemi t’i japim shërbime më meritore pacientëtve tanë. Ky donacion ndoshta duket pak për ata që e jepin, por do të thotë shumë pë rata që e marrin”- theksoi Bislimi i cili falënderoi Presidentën dhe Latifin për përkrahje.
Muaji tetor është muaj ndërkombëtar për ndërgjegjësimin dhe luftimin e kancerit të gjirit.
Në anën tjetër Klinika e Onkologjisë asnjëherë nuk është stabile sa i përketë furnizimeve me barnave dhe si pasojë e kësaj pacientët detyrohet t’i blejnë vet barnat e nevojshme për trajtimin e sëmundjes. /Gazeta Shneta/
Pacientët me kancer në Onkologji, mes hallit të sëmundjes dhe mungesës së barnave