Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prezantohet programi “Kujdesi në grup për prindërim”, në përkrahje të prindërve dhe foshnjave

Lajme 07/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës prezantoi programin më të ri “Kujdesi në grup për prindërim”, që synon përkrahjen dhe fuqizimin e prindërve të rinj, me fokus të veçantë te prindërit dhe foshnjat, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky program është pjesë e një procesi më të gjerë që ka nisur para dy vjetësh me vizitat në shtëpi për prindërit e foshnjave të sapolindura dhe trajnime për gratë shtatzëna.

“Për trajnimet që kemi filluar sot është dita e parë e trajnimit të prindërve që kanë foshnje të sapolindura, për t’u trajnuar me informata shtesë që u nevojiten për të pasur një periudhë sa më të shëndetshme, si në aspektin psikik, ashtu edhe fizik, si për foshnjat, ashtu edhe për prindërit. Ky është një proces që e kemi filluar para dy vjetësh me vizita nëpër shtëpi te prindërit që kanë foshnje të sapolindura dhe po ashtu me trajnime me nënat shtatzëna që i kemi filluar para një viti”, tha kryetari Rama.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, tha se ky është programi i tretë që i kushtohet kësaj kategorie dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve për gratë, nënat dhe fëmijët.

“Përmes këtyre projekteve ne dëshirojmë që t’i forcojmë programet për nënat dhe fëmijët, për arsye se sot në botë, për fat të keq, vdesin 300 mijë gra gjatë shtatzënisë në vit dhe dy milionë fëmijë të porsalindur dhe dy milionë të tjerë gjatë lindjes. Përmes këtyre programeve dhe përkrahjes që ofron UNICEF-i dhe Ministria e Shëndetësisë, ne kemi arritur t’i krijojmë kapacitetet për këto tri programe”, tha Sadiku.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, vlerësoi progresin e bërë në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve, por theksoi se ende ka nevojë për angazhim më të madh.

“Dua të falënderoj partnerët, Komunën, Ministrinë e Shëndetësisë si dhe partnerët për përparimin e mirë të bërë në fushën e shëndetit të fëmijëve. Megjithatë, ende mbetet shumë për t’u bërë. Fëmijët janë kapitali më i madh njerëzor i Kosovës. Vetëm një në tre fëmijë ushqehen me gji në mënyrë të plotë. Shumë fëmijë ende nuk marrin vaksinat, përfshirë edhe fëmijët romë, ashkalinj dhe egjiptianë. Prandaj, programe si vizitat në shtëpi duhet të zgjerohen, por edhe prindërit duhet të kenë më shumë njohuri për kujdesin ndaj fëmijëve, siç është edhe sesioni i sotëm që shpresojmë të zgjerohet. UNICEF është i përkushtuar të vazhdojë punën tonë për fëmijët me të gjithë partnerët në Kosovë për mirëqenien e tyre”, tha ajo.

Qëndresa Qarreti, e cila është bërë nënë për herë të parë dhe është bërë pjesë e këtij programi, ka thënë se ky trajnim i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

“Për mua ka qenë ndihmesë shumë e madhe, sidomos për gjidhënien, sepse jemi nëna të reja dhe nuk kemi shumë informata për ushqyerjen e bebës, cila është më e mira për foshnjën e porsalindur, dhe për këtë gjë jam shumë falënderuese”, tha Qarreti. /Ekonomia Online/

 

 

Artikulli paraprakBordi Drejtues i SHSKUK-së e shtyn sërish mbledhjen e planifikuar për këtë javë
Artikulli i rradhës UNICEF në Kosovë: Shumë fëmijë romë, ashkali e egjiptianë nuk i marrin vaksinat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.