Shoqata për Fibrozë Cistike ka ftuar të gjithë prindërit e fëmijëve me Fibrozë Cistike në Kosovë të bashkohen në protestën e cila pritet të mbahet sot para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përmes protestës një orëshe prindërit kanë qëllim të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë plotësimin e listës së re të barnave esenciale e cila, sipas tyre, është nënshkruar më 20 shtator 2019.
Gjithashtu prindërit kërkojn realizimin e repartit për fëmijë me Fibrozë Cistike.
Sipas njoftimit të shoqatës protesta pritet të mbahet nga ora 12:00 deri në orën 13:00.
Fibroza Cistike është në mesin e sëmundjeve të rralla në botë dhe është sëmundje trashëguese.
Medikamentet për trajtimin e kësaj sëmundje kanë kosto të lartë ndërsa në Kosovë përveç çmimit ka mungesë edhe në furnizim dhe prindërit janë të detyruar të bëjën porosi në ndonjë vend jashtë Kosovës. /Gazeta Shneta/