Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindërit i kërkojnë dëmshpërblim 200 mijë euro gjinekologut Agron Krasniqi, pasi fëmija lindi pa duar

Lajme 28/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërit Arta dhe Virtyt Ramadani po i kërkojnë 200 mijë euro për dëm jo material gjinekologut Agron Krsaniqi, pasi fëmija i tyre kishte lindur pa duar. Gjykimi i cili ka nisur në vitin 2014 ka përfunduar para dy ditësh ku janë dhënë fjalët përfundimtare nga paditësit dhe i padituri.

Lidhur me këtë rast, të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën e shqyrtimit kryesor është bërë administrimi i provave dhe nga palët ndërgjygjëse janë dorëzuar me shkrim fjalët përfundimtare të tyre, e të cilat janë siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Pasi që janë administruar provat nga gjykatësi Dren Rogova, përfaqësuesi i paditësve, avokati Ahmet Kasumi ka paraqitur vërejtje vetëm sa i përket ekspertizës mjekësore nga ekspertët QKUK-së. Ndërsa përfaqësuesi i të paditurit, avokati Haxhë Nikqi nuk ka pasur vërejtjen në administrimin e provave. Në fjalën përfundimtare të përfaqësuesit të paditësve, avokatit Kasumi, thuhet se gjatë procesit gjyqësor me prova bindëse dhe me argumente është vërtetuar se padia e paditësve është e bazuar, dhe atyre u takon kompensimi për dëm jomaterial.

“Përfundimisht duhet theksuar se paditësi kanë parashtruar prova bindëse që vërtetojnë bazën e padisë. Për më tepër, deklaratat e të paditurit për gjatë tërë shqyrtimit nuk kanë qenë kredibile, ngase ai në shumë raste ose i ka ndërruar deklaratat, ose vet e ka pranuar se ka bërë lëshime të njëpasnjëshme me rastin e diagnostifikimit me kohë të të metave të frytit- vajzës së paditësve”, thuhet në fjalën përfundimtare të avokatit Kasumi. Tutje në këtë fjalë përfundimtare thuhet se i padituri përveç përgjegjësisë materiale, morale dhe profesionale ka pasur edhe përgjegjësi objektive për dëmet që i janë shkaktuar paditësve, si pasojë e mosveprimeve të tij për të cilat ka qenë i thirrur.

Lidhur me këtë, përfaqësuesi është thirrur në nenet 136, 137, 140, 169,174 dhe 183 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve. “Dispozitat e përgjegjësie lidhur me dëmin në LMD, kanë për qëllim që të kompensojnë të dëmtuarin në rast të vërtetimit se dëmi është shkaktuar pa fajin e tij, apo nëse vërtetohet përgjegjësia objektive e atij që ka shkaktuar dëmin”, thuhet në parashtresë.

Ndërsa sa i përket ekspertizës mjekësore, avokati Kasumi gjykatës i ka propozuar që të njëjtës mos t’ia fal besimin me arsyetimin se kjo ekspertizë ka qenë e njëanshme dhe favorizuese për të paditurin.Krejt në fund avokati Kasumi, gjykatës i ka kërkuar që të konstatojë se rrethanat e rastit dhe intensiteti i dhimbjeve dhe i frikës e arsyetojnë shpërblimin me të holla prej 200 mijë euro, me arsyetimin se kjo shumë do t’i mundësonte duart bionike (prostetike) për vajzën e paditësve.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i të paditurit Krasniqi, avokati Haxhë Nikqi në fjalën përfundimtare të tij ka konsideruar se me administrimin e provave materiale  dhe bazuar në ekspertizën e grupit të ekspertëve të QKUK-së nuk është vërtetuar baza juridike e kërkesëpadisë së paditësve Ramadani.

“Nuk është vërtetuar pretendimi dhe pohimet e të autorizuarit të paditësve se deri te lindja e paditëses së mitur H.R pa shputa të të duarve ka ardhur për shkak të pandërgjegjshmërisë së të paditurit në ushtrimin e profesionit të gjinekologut gjatë kontrolleve të bëra gjinekologjike të paditëses Ramadani derisa ishte shtatzënë”, thuhet në fjalën përfundimtare të avokatit Nikqi.

Bazuar në ekspertizën mjekësore të gjinekologëve, avokati Nikqi tha se është vërtetuar se nuk ekziston lidhje kauzale në mes të kontrollimeve dhe veprimeve profesionale gjinekologjike të ndërmarra nga i padituri ndaj paditëses Ramadani dhe pasojës së shkaktuar me lindjen e të miturës H.R. Andaj sipas avokatit Nikqi, paditësit nuk kanë arritur që t’i vërtetojnë pretendimet, faktet dhe kërkesat e parashtruara në padi, ashtu siç është parashikuar me nenin 7 të LPK-së, me ç’rast ai i ka propozuar gjykatës që kërkesëpadinë e paditësve ta refuzoje në tërësi si të pabazuar.

Pas administrimit të provave dhe fjalës përfundimtare të dorëzuar me shkrim nga palët ndërgjyqëse, gjykatësi Rogova ka njoftuar se shqyrtimi kryesor në këtë çështje kontestimore ka përfunduar dhe se palët me kohë do të njoftohen me vendimin.

Sipas padisë së ushtruar më 29 dhjetor 2014, paditësit Arta dhe Virtyt Ramadani, po kërkojnë nga i padituri Agron Krasniqi, kompensimin e dëmit jomaterial në vlerë prej 200,000 euro, si dhe shumën prej 300 euro, për çdo muaj për ndihmën e personit të tretë, pasi që ata pretendojnë se i nevojitet vajzës së tyre H.R. Në padi thuhet se paditësja Arta Ramadani në muajin maj të vitit 2011, ishte shtatëzënë ku nga fillimi kontrollet i kishte bërë te tani i padituri Krasniqi, në ordinancën gjinekologjike “Genesus”, ku thuhet se i njejti i kishte thënë se fryti ishte mirë dhe po zhvillohej normal.

Siç thuhet në padi më 21 shkurt 2012, paditësja kishte lindur vajzën e cila thuhet se nuk kishte duar nga bërryli e tutje gjegjësisht nuk kishte duar vetëm krahët, ku ajo pretendon se ishte mashtruar nga i padituri lidhur me gjendjen e fëmijës, me qëllim të përfitimit nga pagesat e vizitave të saj në ordinancën e tij.

Në padi thuhet se aparatet me të cilat disponon i padituri në ordinancën e tij janë shumë moderne e të cilat si të tilla japin konstatime të sakta për gjendjen e frytit në barkun e nënës që nga muaji i parë i shtatzënisë, ku siç thuhet në padi i padituri në një moment kishte dhënë konstatim se “Po shihet se fëmiu është shumë mirë dhe po shihet se ai e ka future gishtin e dorës në gojë”.

Gjithashtu në padi thuhet se paditësit pas lindjes së vajzën së tyre me të meta drastike janë kapluar nga vuajtjet psiqike dhe shpirtërore të intensitetin jashtëzakonisht të lartë, ku vuajtjet e tyre lidhur me gjendjen fizike të vajzës së tyre sa vin e shtohen për faktin që ajo nuk do të mund të kryej asnjë veprim që ka të bëjë me nevojat dhe kërkesat e saj jetësore. /BetimipërDrejtësi

Artikulli paraprakJava e 13-të e shtatzënisë: Zbuloni karakteristikat e zhvillimit të foshnjes suaj
Artikulli i rradhës Rreth 300 pacientë me kancer janë sëmurë edhe me koronavirus në Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.