Prindërit e një djali 13-vjecar kanë vendosur të publikojnë fotografinë e tij në spital, pasi ai gjendej aty prej konsumimit të tepërt të lëndëve narkotike dhe alkoolit.
Billy Nethercot gënjeu familjarët se do të flinte në shtëpinë e një shoku dhe mori pjesë në një festë, nga e cila e pësoi rëndë.
Motra e tij pa një fotografi të tij në rrjetin social Snapchat duke tymosur ‘marijuanë’ dhe njoftoi menjëherë prindërit, të cilët u munduan ta kontaktonin disa herë.
“E mora në celular që ti thoja të kthehej në shtëpi por një burrë u përgjigj. Ai ishte një ndihmës dhe tha se djali kishte nevojë për ndihmë dhe ishte në ambulancë për të shkuar në spital sepse kishte rënë në rrugë prej alkoolit,” – tha nëna e tij për Dailymail.
Ndërkohë, pasi u mbajt disa orë nën kontroll, ata vendosën që të publikonin fotografinë që ti jepnin mesazh të gjithë prindërve për situatën që i rrethon. Bill u dënua nga familjarët për 6 muaj, të cilët i hoqën edhe mundësinë për të përdorur celularin.
/oranews.tv/