Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindi i studentit dyshohet se e ka rrahur sot profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci

Lajme 10/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja e pazakontë në Fakultetin e Mjekësisë, për motiv kishte mosmarrëveshjen profesor – student, me ç’rast prindi i studentit, në shenjë pakënaqësie lidhur me ankesat e djalit të tij, dyshohet se ka grushtuar profesoreshën dhe e ka sulmuar me mjet të fortë (gotë qelqi).

Ngjarja është raportuar edhe në Polici nga sigurimi i Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë kontaktuar me viktimën, kanë siguruar provat materiale dhe kanë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili është në pritje të rezultatit preliminar të hetimit në mënyrë që të vendos për masën e sigurisë për personin e dyshuar.

Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve trupore dhe traumës së përjetuar, profesoreshës Pupovci fillimisht i është dhënë ndihma e parë mjekësore në vendin e ngjarjes, për t’u transferuar më pas në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /GazetaSinjali

Artikulli paraprakLifti i prishur në Ortopedi, QKUK paguan mbi 186 mijë euro kompaninë “Ejona” për mirëmbajtje
Artikulli i rradhës Gjinekologu Arsim Gashi grushtoi profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci pasi ia rrëzoi djalin nga provimi

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.