Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prishet klimatizimi qendror në QKUK, temperaturat e larta rrezikojnë pacientët

Lajme 09/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgët dhe anesteziologët e QKUK-së janë të detyruar të punojnë në sallat operative dhe intensivë edhe në temperaturat mbi 30 gradë celsius. Kjo jo vetëm vështirëson punën e mjekëve, por edhe rrezikon pacientët nga infeksionet.

Janë bërë disa javë që kur sistemi qendror i klimatizimit të sallave operative dhe Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK është prishur. Menaxhmenti ende nuk e ka rregulluar, ndërsa ka bërë një zgjidhje e cila më shumë rrezikon pacientët sesa siguron kushte optimale, shkruan Gazeta Shneta.

QKUK në vend të klimatizimit i cili përveç mbajtjes së temperaturës optimale të ajrit mundëson edhe filtrimin, ka vendosur klima të thjeshta të cilat bëjnë ftohjen e ajrit. Këto klima fusin ajër të ftohtë brenda, por nuk mundësojnë kontrollimin e mikroorganizmave në ajër të cilët rrezikojnë pacientët me infeksione.

Një nga instrumentaret e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale ka treguar për Gazetën se kjo nuk është hera e parë që klimatizimi nuk funksionon. Ajo ka treguar se menaxhmenti ka bërë një zgjidhje me klima të thjeshta, por klimatizimi qendror ende nuk është rregulluar.

E menaxhmenti i QKUK-së nuk e din as vet se kur do të rregullohet. Zyra për Informim ka deklaruar se është identifikuar problemi, por nuk kanë treguar nëse do të sanohet. “Zyra për informim ju njofton se, sa i përket sallave opererative në bllokun kirurgjik, jemi në fazën e vlerësimit të dëmit, është identifikuar se bëhet fjalë për prishje-dëmtim të çilerave, problem ky që ka qenë për vite të tëra”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Zyrtarët nuk kanë dhënë sqarime tjera në pyetjet e Gazetës nëse kanë marr parasyshë rrezikimin e pacientëve nga infeksionet për shkak të mungesës së filtrimit të ajrit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNis programi për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutave
Artikulli i rradhës Kompania e njohur ka rregulla perfekte për pushimin e lehonisë, lexoni super benefitet për prindërit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.