Rezonanca magnetike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka dal jashtë funksionit dy vjet pasi u instalua.
Lajmin e ka konfirmuar vet spitali të cilët kanë thënë se kjo pajisje është jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik, shkruan Gazeta Shneta.
“Po, është e vërtetë që aparati i rezonancës magnetike aktualisht është jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik”, kanë deklaruar nga spitali.
Menaxhmenti i spitalit nuk e di se kur do të rikthehet shërbimi, meqë janë në pritje për të ardhur pjesët rezervë të cilat janë porositur jashtë vendit.
“Procesi i riparimit është tashmë në rrjedhë, por koha e saktë e rikthimit në funksion varet nga ardhja e disa pjesëve specifike që po porositen nga jashtë vendit. Jemi duke bërë çdo përpjekje që ky shërbim të rikthehet sa më parë për pacientët tanë”, thuhet në përgjigjen e spitalit.
Rezonanca është jashtë funksionit që gati tre javë dhe kjo do të shkaktojë rritje e numrit të pacientëve në listën e pritjes. /Gazeta Shneta/




