Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Priten probleme me ujin e pijshëm për shkak të reshjeve

Lajme 18/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në orët në vazhdim pritet që të ketë probleme me ujin e pijshëm në zonat të cilat furnizohen nga kanali Ibër-Lepenc përmes impiantit Shkabaj.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se aktualisht gjendja është stabile, por se gjatë natës mund të ketë turbullira të ujit.

“Gjendja aktuale me ujë të pijshëm vazhdon të jetë stabile edhe pse në bazë të statistikave që i kemi në impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj, uji që e marrim nga Ibër-Lepenci pritet të ketë shpejt turbullira të ujit. Njëherë përnjëherë nuk kemi ndonjë shqetësim, por bazuar në intensitetin e reshjeve priten turbullira në orët e mbrëmjes. Zonat që preken janë Fushë-Kosova, një pjesë e Obiliqit, Drenasit dhe Prishtinës”, ka thënë ajo në KTV.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar qytetarët që të mos i hapin pusetat e kanalizimit, pas paralajmërimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për vërshime. Kjo pasi sipas KRU-së ujërat e shiut mund të depërtojnë nëpër shtëpi.

“Përgjatë reshjeve të dendura, ndalohet rreptësisht hapja e pusetave të kanalizimit në mënyrë që ujërat e shiut të depërtojnë brenda në kanalizim, me ç’rast uji mund të depërtojë në shtëpitë tuaja”, thuhet në thirrjen e KRU-së.

Në apel thuhet se linjat e kanalizimit (ujërat fekale) në qytetin e Prishtinës janë në gjysmën e tyre linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë më përpara. Tutje thuhet se sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta (atmosferike dhe fekale) dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit në rastet kur ka reshje të vrullshme apo të shumta shiu.

Artikulli paraprakPsikologu “i fshehur” i Onkologjisë që mund t’ju ndihmojë
Artikulli i rradhës Kuvendi njofton për dy seancat e jashtëzakonshme që do të mbahen nesër

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.