Ditën e djeshme, qeveria Maqedonase ka rishikuar tekstin e ri për propozim të ligjit për ilaçet dhe mjeteve të tjera mjekësore.
Ndërsa ky vendim do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë, me anë të këtij vendimi tregtarët detyrohen të sigurojnë dokumente më të gjera në lidhje me cilësinë e ilaçeve.
Shtesë në këtë propozim-ligj precizohet mënyra e dhënies së miratimeve për import paralel në kuptim të vërtetimit të kritereve dhe sigurimit të certifikatave për cilësinë e ilaçeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.