Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prizren, nëna 27-vjeçare dyshohet se mbyti foshnjën e saj dhe e fshehu në tavan

Lajme 27/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëna 27 vjeçare M.B (gazeta e di identitetin e saj), nga qyteti i Prizrenit, dyshohet se mbyti foshnjën e saj gjashtë ditëshe të gjinisë mashkullore në shtëpi- ku edhe e kishte lindur. Nëna monstër e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë.

Kjo ngjarje u zbulua mbrëmë nga policia. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë.

Për nënën e re Prokuroria e Prizrenit po përgatitet të kërkojë paraburgim. M.B po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”. Gazeta Express mëson nga burimet e saja se foshnja i përkiste gjinisë mashkullore dhe nëna 27 vjeçare ishte e pamartuar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë për Gazetën Express.

“Dyshohet se një  grua në shtëpinë e saj e ka lindur foshnjën edhe dje kemi marrë informacion se foshnja gjendet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së të dyshuarës…Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e ka marrë foshnjën pa shenja jete dhe e ka dërgu në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Nëna është dërgu në spital për trajtim mjekësor pas kësaj e njëjta eshtë ndaluar për 48 orë”, tha Shala. Ai shtoi se do të punohet për caktim të paraburgimit ndaj saj.

Ndryshe, informacioni për mbytjen e foshnjës u dha sot nëpër media, kur policia lëshoi këtë komunikatë për media:

Me datën 26 prill 2019, e dyshuara femër K/Shqiptare ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur.Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ky është rasti i parë i mbytjes së një foshnje brenda këtij viti në Kosovë. Ndërsa vitin e kaluar ka pasur më shumë se dy raste të tilla.

Express do të ju mbajë të informuar me këtë ngjarje.

Artikulli paraprakShtatë muaj shtatzënë dhe në koncert, ja kur e pret lindjen Rona Nishliu
Artikulli i rradhës Sa shpesh duhet ta pastroni beben?

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.