Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Prof. Dr. Blerim Kamberi nderohet me çmimin prestigjioz “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” në Elbasan.
Me 15 dhjetor në Elbasan, u mbajtë ceremonia e dekorimit në Asamblenë Kombëtare të organizuar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë (USSH), përcjell Gazeta Shneta.
Presidenti i USSH-së, Dr. Nikoll Deda në prani të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, doajenëve të stomatologjisë shqiptare dhe mysafirëve të pranishëm, ka dorëzuar dekoratën më të lartë drejt Dr. Kamberit me titull nderi “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, me motivacionin “Për kontribut të veçantë në zhvillimet progresive dhe shkencore në stomatologjinë shqiptare”.
“Pas kësaj ceremonie, delegacionet e OSK-së dhe USSH-së mbajtën një takim, në të cilin, përveç tjerash, u arrit pajtimi për intensifikimin e aktiviteteve rreth çështjeve me interes të përbashkët. Ndër të cilat, Kryetari Kamberi propozoi projektin për unifikimin e terminologjisë stomatologjike në gjuhën shqip, me qëllim të krijimit të një standardi të pranuar nga të gjithë profesionistët shqiptarë. Të dy kryetarët u zotuan për formimin e një këshilli redaktues të përbashkët në një të ardhme të afërt”, kështu ka njoftuar OSK në një njoftim zyrtar në rrjetin social Facebook. /Gazeta Shneta/