Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Projekligji për rregullimin e çmimeve të barnave diskutohet në Kuvendin e Kosovës

Lajme 29/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar rreth projektligjit për rregullimin e çmimit të barnave të propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës.

Inicuesja e këtij projekt – ligji, Floretë Zejnullahu, nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk kanë gjetur mbështetje nga partia në pushtet, Lëvizja Vetvëndosje, pasi që një projek- ligj i tillë është duke kërkuar të votohet që nga marsi i këtij viti, ndërsa në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale është diskutuar katër muaj më vonë.

“Në mungesë të ligjit për çmimin e barnave qytetarët për vite me radhë janë dëmtuar duke paguar produkte shumë më të shtrejta se vlera e tyre e tregut në baza vjetore Kosova ka blerë mbi 6 milion euro më shtrejtë barna spitalore ndërsa qytetarët janë dëmtuar duke blerë mbi 10 milion euro për barna më shumë se sa qytetarët e shteteve të rajonit”, u shpreh ajo.

Refuzimi i një projekt- ligji të tillë për deputetin nga PDK, Bekim Haxhiu është “pa koment”.

Ai thotë se rregullimi i ligjit për rregullimin e çmimit të barnave është jetike për të gjithë qytetarën e Kosovës.

“Sfera e rregullimit të barnave është një prej segmenteve më të rëndësishme për të ndalur abuzimet. Qytetarët ndër vite blejnë barna shumë më të shtrejta se vendet e rajonit, ka barnave që qytetarët e Kosovës i blejnë 300 – 400 pqrqind më shtrejtë se qytetarët e vendeve të rajonit”, është shprehur ai para deputetëve të Kuvendit.

Në anën tjetër, deputetja, njëherish kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, Fatmire Kollqaku, thotë se Ministria e Shëndetësisë e posedon një projekt – ligj të tillë dhe sipas saj Qeveria Kurti 2 është “Qeveria e parë që me një ligj të rregullojë këtë qështje dhe kjo është për t’u përshëndetur”.

“Ky dokumentë është kopje identike e Udhëzimit Aministrativ të të cilin e ka bërë Uran Ismajli si ministër (i shëndetësisë) dhe disa klane që kujdeseshin që t’i qëndojnë afër Ministrisë së Shëndetësisë dhe prokurimit të listes esenciale të barnave. Ne LVV qështjen e tregut farmaceutik e kemi ngritur disa herë edhe kur kemi qenë në opozit por e trajtuam edhe kur erdhëm në Qeverin Kurti 1”, thotë deputeti nga LVV Besim Muziqi.

Ai thotë se projekt – ligji për rregullimin e çmimit të barnave është i nevojshëm por, ai konsideron, se duhet të ofrohen projekt – ligje profesional, përderisa shton se “janë formuar grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë do të konsultohen të gjitha anterët legal të cilët përfaqësojnë palët dhe kuvendit do t’i vijë projekligj i denjë për trajtim”.

Përmes projekt- ligjit për rregullimin e çmimeve medicinale do të rregullohen të gjitha çmimet e produkteve medicinale në të gjitha barnatore, çmimet do të jenë të njejta në barnatoret farmaceutike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPunëtorët teknik dhe sigurimi mbajnë sërish protestë në QKUK për 10 përqindëshin
Artikulli i rradhës Rifat Latifi: Projekt – ligji për rregullimin e çmimit të barnave është kryer

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.