Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Projektin e nisur nga Agani në QKUK e përurojnë Veseli dhe Ismaili

Lajme 07/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy krerë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë prerë shiritat e ndërtesës së re të Ambulancave Specialistike dhe Administratës së QKUK-së. Ky projekt kishte nisur në vitin 2013 kur Ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte Dr. Ferid Agani

Në janar të vitit 2013 ish-ministri Ferid Agani kishte bërë të ditur se do të niste projekti për ndërtimin e hapësirave të reja për Ambulancat Specialistike në QKUK. Zyrtarët e kësaj të fundit patën deklaruar se do të ndahen 1 milion euro për ndërtimin e ndërtesës së re të ambulancave specialistike.

Ndërtimi i kësaj ndërtese kishte vazhduar edhe në kohën e ministrit pasardhës Imet Rrahmani nga LDK, ndërsa ‘shiritin e ka prerë’ ministri aktual Uran Ismaili së bashku me shefin e partisë së tij Kadri Veseli nga PDK, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë ndërtesë të nisur në vitin 2013, Veseli e mori shembull të punës së madhe që sipas tij po bëhet në shëndetësi nga ministri Ismaili.

“Ndryshimet rrënjësore që po ndodhin në shëndetësinë kosovare janë më se të dukshme. Për shumë vjet, qytetarët kanë marrë shërbime specialistike nëpër bodrume të QKUK-së, në kushte aspak të dinjitetshme dhe me pritje të gjata. Të gjitha këto kanë marrë fund”, ka thënë Veseli.

Ndërsa Ismaili tha se sot është një ditë e mirë për shëndetësinë kosovare, e cila ngadalë po lë mbrapa të kaluarën e hidhur për t’i hapur rrugë transformimit dhe modernizimit të shërbimeve mjekësore për qytetarët e Kosovës.

“Të gjithë i kemi ende të freskëta pamjet e rënda nga bodrumet e QKUK-së ku qytetarët tanë merrnin shërbime shëndetësore në ambulancat specialistike. Ai vend nuk ka qenë i denjë për trajtimin e pacientëve. Sot, jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një pune shumë të madhe, e përuruam objektin e ri të ambulancave specialistike për të lënë mbrapa të kaluarën e hidhur. Një objekt modern prej 2500 metrash katrorë, i pajisur me aparaturën më moderne, tashmë është i gatshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dinjitoze për deri në 900 pacientë në ditë”, u shpreh Ismaili.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha se tani me kushtet e reja dhe kapacitetin e ambulancave të reja specialistike, qytetarët e Kosovës do të mundë të marrin shërbime dinjitoze.

Në objektin e ri tani janë transferuar ambulancat specialistike: Ortopedia, Fiziatria, Reumatologjia, Endokrinologjia, Kardiologjia, Kardiokirurgjia, Urologjia, Neurokirurgjia, Kirurgjia e Fëmijëve, Kirurgjia Vaskulare, Kirurgjia Torakale, Kirurgjia Abdominale, Kirurgjia Plastike etj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPse gratë shtatzëna duhet të shmangin cigaret elektronike
Artikulli i rradhës Nëse keni flokë të yndyrshme, hidhni pak kripë në shamponin e juaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.