Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria e Odës së Mjekëve nis hetimet për mjekun e Prizrenit dhe gjinekologun Ahmeti

Lajme 06/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se Prokuroria e saj ka marr vendim që të nis hetimet ndaj mjekut Rrahim Ymeri nga Prizreni dhe gjinekologut Fehmi Ahmeti.

Gjatë ditës së djeshme mediat kanë raportuar për të dy rastet. Ymeri në një audio-incizim dëgjohet duke ofenduar rëndë dhe duke kërcënuar një paciente e cila qante nga dhimbjet, ndërsa Ahmeti dyshohet se ka kryer një abort të kundërligjshëm tek një paciente e mitur.

Njoftimi i plotë i OMK-së:

Me të publikuar në lajmet ditore për rastet e raportuara lidhur me hetimet penale që janë duke u zhvilluar ndaj Rastit te nderprerjës së kundërligjshme, dhe rastit tjetër që ishte raportuar lidhur me keqsjelljen të mjekut pacienten, Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me shkeljet e supozuara etike të cilat janë kryer nga ana e dy mjekëve që janë përfshirë në raste që përbëjnë dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Etik dhe të Deontologjisë Mjekësore.

Me këtë rast, Prokuroria e Odës i ka dërguar vendimet mbi fillimin e hetimeve të të dy rasteve institucioneve publike duke përfshirë Prokuroritë kompetente, Bordin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Spitalit të Prizrenit, Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe  Inspektoratit Shëndetësor, për t’i njoftuar lidhur me fillimin e hetimit në kuadër të kompetencës së mbikëqyrjes etike dhe profesionale.

Me këtë rast nga institucionet gjegjëse është kërkuar që të ofrojnë çfarëdo të dhëne apo prove materiale që do të ndihmonte procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve.

OMK-ja është e përkushtuar që përmes organeve të saj kompetente të shqyrtojë çdo shkelje të etikës profesionale, në mënyrë që të mbrohen interesat profesionale të mjekëve dhe të mbrohen të drejtat e pacientëve në raportet reciproke.

Artikulli paraprakNgjarja e rëndë: E donte djalë, ja si e braktisi në maternitet yllin e BB’së babai i saj
Artikulli i rradhës Si ta vëni në gjumë beben

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.