Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria nis hetime ndaj ish-ministrit Vitia për tenderët gjatë pandemisë

Lajme 13/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tenderët e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës kur ajo udhëhiqej nga Arben Vitia, kanë përfunduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila ka iniciuar rast për ta hetuar procesin e dhënies së tyre.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë veprime për t’ju gjetur përgjigje dyshimeve të ngritura për keqpërdorime nga ana e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Prokuroria ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve lidhur me disa tenderë të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në kohën kur Vitia ishte në krye të këtij dikasteri.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve”, ka thënë Ulaj, e cila nuk ka treguar nëse Vitia është intervistuar për këtë çështje.

Express sot gjatë ditës ka provuar të kontaktojë ish-ministrin Arben Vitia, për të marrë një qëndrim nga ai lidhur me këtë çështeje, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Në Komisionin për Shëndetësi është thënë se për disa javë, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë blerje në vlerë prej 5 milionë eurosh me procedura të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta me arsyetimin se vendi ndodhej në situatë emergjente.

Derisa mediat kanë raportuar se për produkte të blera ishin paguar çmime të fryra. Ish-ministri Vitia fajin ua kishte lënë operatorëve ekonomikë në treg për çmimet e larta.

Që nga shpallja e situatës Emergjente të Shëndetit Publik, përmes një vendimi, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i kishte dhënë të drejtë Ministrisë së Shëndetësisë që, për qëllime të sigurimit sa më të shpejtë të materialeve mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit të profesionistëve shëndetësor dhe popullatës nga COVID-19, të zhvillojë procedura të negociuara të prokurimit publik.

Sipas partive të atëhershme opozitare, kjo ishte keqpërdorur.

Në fund të majit, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e opozitës kërkuan që lënda e tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë në kohën e pandemisë të shkojë në Prokurori për hetim.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht insistonte që kjo lëndë të shqyrtohej nga komisioni hetimor parlamentar, më pas edhe ata, e edhe ish-ministri Vitia kishin kërkuar që Prokuroria ta hetojë procesin e dhënies së këtyre tenderëve. /GazetaExpress/

Artikulli paraprakGjashtë arsye pse nuk mund të mbeteni shtatzënë pas një aborti
Artikulli i rradhës Gjërat që duhet t’i dini për shkarkimin tuaj vaginal

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.