Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria propozon dënim me burgim ndaj të miturit për vrasjen e policit në Kaçanik

Lajme 15/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit lidhur me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik, Muhamed Lika.

Rasti pati ndodhur me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, saktësisht në objektin banesor, kur, sipas Prokurorisë, “i mituri në bashkëkryerje me të pandehurit, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin- zyrtarin policor M.L., në atë mënyrë që derisa viktima ka përfunduar orarin e punës së detyrës zyrtare dhe gjatë rrugës për në banesën e tij, ishte përcjellë në vazhdimësi nga i mituri dhe të pandehurit deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës, duke u ngjitur shkallëve lart, i mituri i shkon mbrapa dhe hynë brenda, me ç‘rast me të takuar të ndjerin ka shtënë katër (4) herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm dhe brenda një intervali kohor rreth 47 sekonda, i mituri del duke vrapuar në drejtim të lokalit ‘Dukagjini’ ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës ‘Mejdi Dalloshi’, ku derisa ishin duke vrapuar i mituri, i pandehuri dëgjohet duke thënë ‘Bravo, ik’”.

Si pasojë e këtyre të shtënave, nga plagët e marra, policia Lika vdes, siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin, Prokuroria Themelore e Ferizajt thotë se konstatohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit.

“…andaj, me këtë ka kryer veprën penale në bashkëkryerje ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I mituri gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 prill 2025.

Artikulli paraprakPër pesë muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Artikulli i rradhës OBSH: Më shumë se 14 milionë fëmijë të pavaksinuar në vitin 2024

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.