Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Protestojnë mjekët në Lezhë, kërkojnë mbrojtje nga Policia

Lajme 08/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dhuna ndaj një kolegu në krye të detyrës ngriti në protestë mjekët e spitalit të Lezhës. Dermatologu, Zef Doda, u dhunua të enjten nga një 24 vjeçar, që më pas u vetëdorëzua në polici, pasi mjeku nuk pranoi ta vizitojë pa sistemin e referimit.

Por për bluzat e bardha, rastet e dhunës janë kthyer në shqetësim derisa vënë në dyshim vazhdimin e profesionit ndaj kërkojnë mbrojtje policore dhe një status të veçantë .

Mjeket në Lezhë pranojne se kushtet e punës së tyre bëhen edhe shkak për dhunën. Ndaj të hënën do të zbresin sërish në protestë, ndërsa një listë me kërkesa do ti drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë.

Edmond Zefi: Ka nisur edhe nga kushtet e punës dhe mosinformimi i mirë i pacientëve për rregullat e reja që po vendosen.

Tonin Frroku: Spitali i Lezhës do të organizojë përsëri një protestë sensibilizuese dhe do të paraqesë pranë Ministrisë së Shendetësisë një listë me kërkesat e tyre.

Ministria  e Shëndetësisë nga ana e saj ka kërkuar forcim të Kodit Penal për dhunën ndaj mjekëve, ndërsa ka vendosur një regjim të ri spitalor.

Por masat duket se nuk kanë dhënë efekt pasi tre nga katër rastet e sulmeve ndaj bluzave të bardha janë shënuar pas këtyre masave.

Dermatologu, Zef Doda, u dhunua me sende të forta në zyrën e tij nga një 24 vjeçar nga Mirdita i identifikuar si Eduard Lleshi, i cili u vetëdorëzuar në polici pas disa orësh.

Mësohet se në dëshminë e tij dhunuesi ka thënë se e qëlloi me grushte pasi mjeku ishte në gjendje të dehur dhe nuk po i shërbente.Në të njëjtën kohë në Tiranë u denoncua dhunimi i një specializanteje në QSUT, duke konfirmuar alarmin e mjekëve për sigurinë. /oranews

Artikulli paraprakMjeku shqiptar: Një javë ‘blackout’, t’i mësojmë shtetit e popullit sa e shenjtë është bluza e badhë
Artikulli i rradhës Nuk i pastroi mirë enët, gruaja e dënon burrin duke e mbyllur në dhomë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.