Në shumë vende të botës infermieret thirren me epitetin motër nga pacientët. Por pse iu ka mbetur ky epitet profesionisteve shëndetësore?
Ekziston një shpjegim se në mesjetë spitalet janë ndërtuar më së shumti nga organizata nën ombrellën e Kishës Katolike Romane dhe për t’u kujdesur për pacientët janë angazhuar murgeshat, shkruan Gazeta Shneta.
Që kur gratë e martuara nuk kanë qenë të lejuara që të punojnë, në spitale janë angazhuar murgeshat në rolin e infermiereve për t’u kujdesur për pacientët.
Murgeshat katolike janë thirrur edhe me emrin motër për shkak të qëllimeve të tyre për të ndihmuar njerëzit e varfër dhe në nevojë. Poashtu ato kanë qenë të gatshme të hyjnë në zonat e prekura nga sëmundje të rënda dhe ngjitëse, duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.
Një shembull i tillë i përkushtimit dhe sakrificës së jetës për nevojtarët është gruaja shqiptare Nënë Tereza. /Gazeta Shneta/