Shqipe Vitia, psikologe klinike në një intervistë për Gazetën Shneta ka treguar për shkaktarët e ndarjes së cifteve bashkëshortore.
Shkaktarët kryesorë të mos funksionimit të lidhjeve në cift është mungesa e komunikimit.
Vitia thotë se numri i rritur i divorceve ka të bëjë me vetëdijësimin e grave, i cili në një mënyrë është keqkuptuar nga ato, gjithashtu shton se disa nga shkaktarët e tjerë mund të jetë edhe mos rrespekti, problemet mes tyre të cilat nuk janë të menjëhershme por me kalimin e kohës bëhen të pa durueshme dhe vjen deri tek divorci.
”Këtyre shkaktarëve i bashkangjiten edhe faktorët ekonomik, faktorët social, qasje të ndryshme njëri me tjetrin e shumë gjëra të tilla.
Këtu lidhen edhe problemet e përditshme që ndikojnë në marrëdhëniet në cift, sepse një problem nëse është i përditshëm, i vazhdueshëm edhe nëse nuk është shumë i madh ai problem, por është cdo ditë pjesë e tyre kjo e bënë situatën të rënduar mes tyre, pra kthehemi përseri tek komunikimi i cili është faktori kryesorë për një jetë sa më të lumtur.” ka deklaruar Vitia.
Marrëdhëniet e këqija të vazhdueshme mund të ndikojnë në shëndetin mendor, edhe pse kjo nuk pranohet lehtë nga burrat, e thënë kjo pasiqë shumica e rasteve të cifteve që vinë në seanca janë me inicativë nga ana e gruas. Por gjithmonë terapisti ose në këtë rast psikologia, duhet të komunikojë me të dyja palët sepse në detajet dhe bisedat më të vogla mund të gjejë diqka që të ju ndihmojë.
Këshillohen të gjithë ciftet që asnjëherë të mos vinë deri tek ndarja pa u konsultuar me psikologun ose terapistin sepse mund ti ndihmojë shumë në këtë pjesë.
”Psikologu nuk duhet të jetë një person i një anshëm, por duhet të jetë një person që i sheh problemet e tyre në një mënyrë subjektive, që përmes bashkbisedimit të jetë një urëlidhës ndërmjet tyre.” ka thënë Vitia.
Gjithashtu e ka përmendur edhe tradhëtin në cift dhe pse vjen deri tek lindja e tradhtisë, deri më tani i kemi përmendur disa faktorë që nganjëherë ciftit mund ti duket si një arsye për ta futur edhe personin e tret në mes, por se si ta rikuperojmë lidhjen pas tradhtisë duhet të ndikojnë shumë faktorë, sepse shpesh ”edhe pse falet tradhëtia nga ana e gruas, mund të jenë shkaqet si mos përkrahja familjare, financiare, dhe kjo e bënë që ajo ta ”fal” burrin, por në parim ajo nuk e ka fal fare sepse në zënkën më të vogël ajo gjtihmonë do ti kujtoj të bërat nga burri, pra si gota kur thehet pasi provojmë ta ngjesim mbetet një vijë në mes.” ka thënë Shqipe Vitia, psikologe klinike./Gazeta Shneta/




