Roli i prindërve në jetën e fëmijëve është një jashtëzakonisht i rëndësishëm, sidomos në periudhën kur ata rriten.
Psikoterapeuti Yll Avdijaj në një emsion në RTI, ka treguar për ndikimin e prindërve në personalitetin e fëmijëve, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas tij prindërit janë një zë i brendshëm i fëmijve dhe se fëmija e sheh vetën në mënyrën sesi e trajton prindi.
Këshillat tona janë në brezin e ri. Prindërit bëhen zëri i brendshëm i fëmijve. Nëse një prind kur e qorton i thotë fëmijës ti je i padobishëm duke ia përsëritur shumë herë atëherë ai e pranon këtë sepse është i prirur të pranojë çdo gjë qasje nga prindi pasi nevoja e prindit për të është e madhe. Dhe fillon me u rrit e veçse u pjek me ato veti që i ka marrë dhe fillon me pa vetën në atë mënyrë.
Prandaj është e rëndësishmë t’i kushtohet vëmendje rritjes së fëmijve dhe mënyrës sesi trajtohen që në moshat kur ata formohen./Gazeta Shneta/




