Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pulmologu Flamur Marku hap rast në Polici për postimet e rrejshme kundër tij në rrjetet sociale

Lajme 27/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ditë më parë, mjeku kosovar Flamur Marku është ballafaquar me një lajm të rremë në rrjetin social “Facebook” në lidhje me punën e tij.

Pulmologu Flamur Marku tashmë është angazhuar në ndihmën e pacientëve të prekur me Covid-19, trasmeton GazetaShneta.

Por, dikujt duket se po i pengon angazhimi i tij. Kjo pasi në rrjetin social “Facebook” po qarkullon një lajm i pavërtetë mbi pulmologun Marku.

Në postim thuhet se ai është duke manipuluar që shumë persona po vdesin si pasojë e Covid-19.

E për këtë rast është e njoftuar dhe Policia e Kosovës, ndërsa Marku për Gazetën Online “Reporteri.net” ka bërë të ditur se shkrimi është plotësisht i pavërtëtë, tendencioz dhe dashakeq.

“Nuk mundem ta kuptoj interesin e një mjeku që të manipulohet apo rritet numri i të vdekurve nga COVID-19. Gjithsesi gjeja e parë që do bëjë nesër është të paraqes rastin në organet kompetente, me qellim të demaskimit dhe denoncimit të atyre që qëndrojnë pas këtij postimi”, ka shkruar ai të dielën në mbrëmje.

E menjëherë pas paralajmërimit të tij për denoncim të rastit në Polici, postimi në faqen anonime të facebook’ut, ‘Alba Rina’, u fshi, raporton Reporteri.net.

“Faleminderit të gjithëve juve për mbështetjen, dhe përkrahjen e së vërtetës. Motivi dhe qëllimi im është të ju ndihmoj të gjithëve që kanë nevojë me aq sa mundem, duke u shpëtuar jetën, e jo manipulim me të vdekurit”, shkruan mjeku Flamur Marku.

 

Artikulli paraprakLajmet e fundit mbi gjendjen aktuale të pandemisë në botë
Artikulli i rradhës A mund të ndikoj në pjellorinë tuaj përdorimi i antibiotikëve, tha çfarë thonë mjekët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.