Pulmologu Dr. Shpëtim Thaqi sonte është në kujdestari dhe larg fëmijëve të tij për festën e Vitit të Ri.
Thaqi ka thënë se sonte do të kujdeset për pacientët e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa iu ka premtuar fëmijëve të tij se nesër do të festojnë bashkë, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot në natën e ndërrimit të moteve larg familjes , përball dhe i gatshëm për të reflektu shpresë dhe siguri për pacintët e shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë.
Gëzuar le të jetë një vitë i mbarë për të gjithë ne.
Gëzuar për Lirin, Jonin , Lisin, Kronin dhe Lumin e vogël nesër do jemi të gjithë bashkë”, ka shkruar Thaqi. /Gazeta Shneta/