Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Puna me zemër’ në QKUK, numrat janë në rritje

Lajme 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me funksionalizimin e shërbimit të kardiokirurgjisë me kardiologji invazive, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosoves, është rritur edhe vëllimi i punës duke bërë që dukshëm të reduktohet lista e pritjes të pacientëve.

Në njoftimin për media thuhet se në shërbimin e Kardiologjisë Invazive, këtë vit janë realizuar 890 koronarografi, 490 procedura intervente-stentime.

Intervenimi është realizuar edhe te 312 pacientë në fazën akute të infarktit të miokardit.

Lista e pritjes për koronarografi nga 1052 pacientë, sa ka qenë para funksionalizimit 24-orësh, ka zbritur në më pak se 500, ndërkohë që prej javës së ardhshme fillojnë të ftohen pacientët që kanë bërë terminet si raste joemergjente gjatë vitit 2018.

Ndërkohë, nga 102 pacientë që ishin në listë për stentim, tani janë në pritje 60 pacientë.

Gjatë këtij viti në shërbimin e kardiokirurgjisë janë kryer 80 operime.

Lista e pritjes nga 406 pacientë, me pritje nga viti 2015, është reduktuar, tani janë në pritje 120 pacientë, nga janari i këtij viti (2018).

Nga puna e kryer në kardiokirurgji dhe kardiologji invazive në QKUK, janë kursyer 3 milionë euro që më parë shkonin për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

“Po bëhen përgatitje intensive për hapjen e sallës së dytë operative në kardiokirurgji, e cila do të ndodhë së shpejti, krahas kësaj, hapet edhe salla e dytë e mjekimit intensiv me katër shtretër”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u tha se janë duke u bërë përgatitje intensive për hapjen e sallës së dytë të kateterizimit (angiografi-koronarografi i ri), ndërsa funksionalizimi i saj pritet brenda dy muajve të ardhshëm.

“Menaxhmenti po punon intensivisht që brenda këtij viti të hiqet lista e pritjes për operime kardiokirurgjike, ashtu edhe për koronarografi e stentim”, thuhet në njoftimin për media.

Artikulli paraprakSindroma e hiperaktivitetit te fëmijët
Artikulli i rradhës Mënyra e duhur se si ti preni thonjët e foshnjës

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.