Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Punëtorët shëndetësorë të “Caritasit” në Shtime tash e dy muaj pa paga

Lajme 07/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

19 punëtorët shëndetësore të cilët punojnë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Komunës së Shtimës dhe Organizatës joqeveritare “Caritas” nuk kanë marrë pagë gjatë këtyre dy mujave, janar dhe shkurt 2022 shkruan Gazeta Shneta.

Në lidhje me këtë Gazeta Shneta ka telefonuar Behxhet Hyseni menaxherin e kontratave në Shtime i cili thotë se nga ana e tij janë përfunduaer të gjitha procedurat dhe se trasnferimi i pagave tek punëtorët tash varet nga komuna.

“Transferimi tash varet krejt prej komunës absolut nuk varet prej meje unë i kam bërë të gjitha raportet. I kam pranu faturat prej “Caritasit” e kam bërë raportin e pranimit i kam dorëzu në zyre të drejtorit”, tregon ai.

Mos marrjen e pagave për dy muaj të punëtorëve shëndetësor në Shtime, zyrtari kryesor financiar në këtë komunë, Bujar Ferati, e arsyeton me mos alokimin e mjeteve “ata nuk kanë arritë ende me i marrë pagat sepse nuk është bërë ende alokimi i mjeteve ne po presim që të bëhet alokimi i pagave dhe të bëhet trasferi” duke potencuar se i gjithë stafi kanë kontrata.

206 mijë e 240 euro është vlera e kontratës për projektin ndërmjet “Caritasit” dhe Komunës së Shtimës. Është projekt dy vjeçarë dhe vlenë deri më 21 prill 2023.

Për të marrë më shumë informacionë në lidhje më mos pagesën e punëtorëve shëndetësor në Shtime, Gazeta ka tentuar të flas edhe me menaxherin e Organizatës “Caritas” Pal Baftiu por i njejti ka qenë i paqasshëm.

Probleme me pagesë të punëtorëve shëndetësorë të cilët punojnë në kuadër të organizatës “Caritas” ka pasur pothuajse në vazhdimsi edhe në komunën e Ferizajt gjatë këtyre dy viteve sa ka qenë projekti ndërmjet komunës dhe organizatës.

Projekti ka përfunduar ditë më parë, 28 shkurt 2022, dhe 325 punëtorë shëndetësor aktualisht kanë mbetur pa vend të punës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDrejtori i Klinikës Infektive thotë se s’mund të parashikohet “zhdukja” e Covid-19
Artikulli i rradhës 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.