Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Punëtorët teknikë të QMF-ve, shkollave, QKUK-së dhe UP-së paralajmërojnë grevë nëse s’u dalin pagat me rritje

Lajme 21/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat (SPSP), Jusuf Azemi, ka thënë se nëse nuk marrin zotim deri të premten që pagat do të dalin me rritje, nga 2 shtatori punëtorët e QMF-së në Prishtinë, të shkollave, të sigurimit të QKUK-së dhe të UP-së do të hyjnë në grevë.

Ky vendim është marrë në takimin e mbajtur me kryetarët e shoqatave sindikale. Azemi ka thënë se nuk do të punojnë më për 270 euro por që paga duhet të jetë mbi 450 euro, raporton EO.

“Arsyeja e ftesës së këtij takimi, është sepse në marrëveshjen ne që jemi marr vesh me komunën e Prishtinës dhe me shumë institucione të tjera, 1 shtatori duhet të filloj me pagat 450 euro ashtu siç jemi marr vesh. Ne tender të gjitha këto paga kanë dalë me 450 euro, por sipas informacione me 1 shtator nëpër disa institucione nuk ka gjasa të filloj me paga 405 euro dhe unë i kam ftuar sot këtu kryetarët që të marrim vendim nëse komuna e Prishtinës, UP dhe QKUK nuk garanton që do të qetë mjetet shtesë për pagë 405 euro ne do të marrim vendim dhe data e fundit është e premte që do të kërkoj me shkrim nga të gjitha shoqatat, dhe me 2 shtator do të futen ne grevë. Për të qenë sa me real e dua firmën e secilit punëtor veç e veç, kjo është arsyeja sepse ne në marrëveshje me gjitha institucionet më 1 shtator duhet të fillojmë me pagën 405 euro”, ka thënë Azemi.

Emine Sahiti, përfaqësues e QMF-së në Prishtinë, ka thënë se premtime për rritje të pagës ka pasur çdo herë por që në realitet kjo nuk është marrë. Ajo ka shpreh bindjen se greva do duhej të niste që nga sot.

“Ne kemi qenë të bindur që të mos e fillojmë punë që nga sot. Sa here na kanë premtuar dhe jemi tepër të zhgënjyer. Ne tepër kemi punuar deri tani se as një person ne Kosovë nuk besoj që mendon që është e mjaftueshme kjo pagë, jo e mjaftueshme kjo është shaka me ne, një muaj ditë të punosh me 200 euro. Deri kur më ne më këtë pagë veten nuk po mundemi me mbulu, po ma vjen turp edhe nga familja dhe mos me mujt me mbulu atë pagë. Nuk paguhen as festat, paga është shumë e vogël, nuk e din as ku po jeton, kur ti dëgjosh duke folur për demokraci, për zhvillim, për shkuarjen në Evropë, për sene a kur mendoj ku jemi ne si me qenë në një vend tjetër jo në Kosovë”, u shpreh ajo.

Pakënaqësi me paga ka edhe Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtorëve teknik në Kuvendin e Kosovës.

“Ne kemi bërë kërkesa që të na rritet paga, ato nuk kanë lëvizur, në përjashtim një, dy herë nga 20 euro. 275 euro nuk është e mjaftueshme me punu. Ne kemi shumë obligime aty është seancë e rrijmë pas orarit të punës nuk na paguhen. Kemi me udhtu as nuk paguhet ushqim as kurrgjë”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprakVdes një burrë në QKUK, para pak ditësh kishte rënë në një pusetë të hapur
Artikulli i rradhës Vdes një person nga virusi Mpox në Bregun e Fildishtë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.