Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qe tri ditë i shtrirë në Intensiv – kjo është gjendja e 8 vjeçarit që u godit nga vetura në Pejë

Lajme 10/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanë kaluar tri ditë që kur një 8 vjeçar po trajtohet në Klinikën Intensive të QKUK-së si pasojë e plagëve të marra nga goditja me veturë nga ana e një shoferi të papërgjegjshëm. Për gjendjen e tij shëndetësore, Insajderi e ka kontaktuar drejtorin e klinikës, Shaqir Uka.

Uka konfirmoi se gjendja e tij është stabile por që po vazhdon të mbahet me aparatura mjekësore.

Shtoi se lëndimet janë serioze.

“Deri në ora 09:00 kam qenë në spital, deri në atë orë pacientit që ju i referoheni është duke vazhdu të mbahet ngjitur me aparaturat mjekësore, gjendja e përgjithshme e parametrave vital ishte realitivisht stabile, pavarësisht që lëndimet janë serioze”, tha ai për Insajderin.

Uka shtoi se i njëjti po vazhdon të marrë tretmanin mjekësor dhe mbetet i monitoruar nga stafi mjekësor i mjekimit Intensiv.

8 vjeçari, bën me dije drejtori se ka pasur një ndërhyrje në regjionin e kokës gjegjësisht në indin trunor dhe disa ndrydhje në regjionin e gjoksit.

Si kishte ndodhur rasti?

Ishte ora 14:44 e së dielës kur dy të miturë dhe dy persona të moshës madhore u goditën nga një veturë, të cilën po e voziste në gjendje të dehur, Kujtim Miftari.

Ai kishte tentuar të ikte nga vendi i ngjarjes, por që kishte kaluar veç 200 metra, aty ishte ndalur nga qytetarët për ta dorëzuar në polici.

Pas prezencës në polici, 24 vjeçari i është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar me 0.61 promilë.

Për aksidentin e shkaktuar ai do të hetohet për veprën penale “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Në kërkesën për paraburgim, kuptohet se personi në fjalë është i njohur për organet e rendit. Ka të kaluar kriminale, pra është recidivist. Dyshohet për një numër të konsiderueshëm të veprave penale.

“I njëjti është i dyshuar edhe për veprat penale të ndryshme siç janë: lëndim i lehtë trupor; blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge; sulmit; grabitje; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve; si dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve”, bëhet me dije nga kërkesa për paraburgim.

Tutje thuhet “i pandehuri, duke qenë në gjendje të dehur të paaftësisë, e tejkalon veturën që ishte para tij, duke dalë kështu në shiritin e djathtë e gjithashtu duke përfunduar në trotuar ku fillimisht i godet dy të dëmtuarit (te mitur) O.S dhe A.S, e më pas i godet edhe të dëmtuarit në motocikletë D. H dhe P. V, dhe pas rastit largohet nga vendi i ngjarjes diku 200m larg vendit të ngjarjes. Përreth diku 200m më larg, ku edhe është ndaluar nga qytetarët deri në ardhjen e policisë, duke i lënë të dëmtuarit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Duke i pasur për bazë këto fakte, Prokuroria ka kërkuar që ai të dërgohet në paraburgim sepse sipas tyre “ekziston rreziku real se ne rast se i njëjti lihet të mbrohet në liri mund ta përsëris vepra të ndryshme penale”.

Si rrjedhojë ndaj të njëjtit është kërkuar masa e paraburgimit prej 1 muaj.

 

 

 

 

Artikulli paraprakWegovy ndihmoi pacientët me diabet dhe dështim të zemrës përtej humbjes së kilogramëve, zbulon studimi i fundit
Artikulli i rradhës Si humbi peshë gruaja më e shëndoshë në botë: I hoqi 215 kilogramë në kohë rekord, por një gjë ishte vendimtare

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.