Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë në tre mujorin e parë të këtij viti ka ofruar me mijëra shërbime shëndetësore për pacientët e kësaj komune.
Mantelbardhët e kësaj qendra kanë realizuar 24 mijë e 560 analiza laboratorike për 1 mijë 921 pacientë.
“Gjatë kësaj kohe, janë kryer 5 mijë e 823 vizita ambulantore, 9 mijë e 337 vizita diagnostike dhe 455 shërbime tjera apo të veçanta”, thuhet në raportin tre mujorë të ShSKUK-së./Gazeta Shneta/



