Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), bën thirrje urgjente për qytetarët me gjak të grupeve A dhe B.
Sipas njoftimit të dhënë nga QKKTGJ-ja, nevoja për gjak është e madhe, dhe qytetarët që janë në gjendje të mirë shëndetësore ftohen të kontribuojnë duke dhuruar gjak për të shpëtuar jetë.
Transfuzioni i Gjakut në Prishtinë është i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në 18:00. Qytetarët mund të paraqiten në qendrën e transfuzionit dhe të ndihmojnë pacientët që kanë nevojë emergjente për gjak.
QKKTGJ falënderon të gjithë ata që do të përgjigjen pozitivisht kësaj thirrjeje dhe nxit qytetarët të bëhen pjesë e këtij veprimi humanitar. /Gazeta Shneta/




