Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria aprovon vendimin për themelimin e Bordit për Sigurime Shëndetësore

Lajme 19/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është aprovuar vendimi për themelimin e Bordit Drejtues të Fondit për Sigurimet Shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka propozuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që të aprovohet vendimi për anëtarët e bordit drejtues për sigurime shëndetësore, propozim ky i aprovuar pa asnjë votë kundër.

“Në pajtim me rregulloren e punës së Qeverisë propozohet që të merret vendim për anëtarët e bordit drejtues për sigurime shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për sigurimet shëndetësore dhe në mënyrë që të arrihet ajo ministria është duke punuar në funksionalizimin e plotë të këtyre sigurimeve”, ka thënë ministri Ismaili, shkruan Indeksonline.

Gjithashtu Ismaili ka thënë se sipas ligjit për sigurime shëndetësore anëtarët e bordit drejtues emërohen nga Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të institucioneve përkatëse.

“Pas konsultimit të institucioneve përgjegjëse i propozohet qeverisë që të marrin këtë vendim dhe t’i hapin rrugë funksionalizmit të bordit të sigurimeve shëndetësore”, ka shtuar Ismaili.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka arritur të aprovojë propozimin për bordin drejtues të Fondit për Sigurime Shëndetësore, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Me vendimin e aprovuar nga kabineti qeveritar është themeluar Bordi Drejtues i Fondit për Sigurimet Shëndetësore me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda e Mjekëve të Kosovës, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Shoqatave të të Drejtave të Pacientëve. Pas zgjedhjes së drejtorit të Fondit, drejtori ose përfaqësuesi i tij do të jetë pjesë e bordit, në rolin e sekretarit dhe pa të drejtë vote. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInfarkt! Ka edhe… më keq!
Artikulli i rradhës Horoskopi ditor, e enjte 19 Prill 2018

Ju sugjerojmë

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.