Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria dyfishon rrogat për vete, për shëndetësinë vetëm 5 për qind

Lajme 22/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr dje një vendim për dyfishimin e pagës së tij.

Nga 1300 euro, rroga e Haradinajt nga dhjetori do të jetë 2950 euro, shkruan Gazeta Shneta.

Por kryeministri nuk ka menduar vetëm për vete. Ai ua ka rritur pagat edhe zv.kryeministrave të cilët do të marrin nga 2500 euro në muaj dhe ministrat me 2 mijë euro.

Rrogat me rritje do t’i marrin edhe 69 zëvendësministrat e Qeverisë, e poashtu edhe pjesa tjetër e stafit si këshilltarët, të cilët do të paguhen nga 800 deri në 1400 euro.

Kjo rritje kaq e lartë e rrogave nuk do të vlejë edhe për shërbyesit civil në Kosovë dhe as për mjekët.

Këta pritet t’i marrin rrogat me rritje nga janari, por me vetëm 5 për qind më shumë.

Kështu është paralajmëruar nga Ministria e Financave, ku është bërë e ditur se në projektbuxhetin e vitit 2018 ka hyrë edhe rritja e pagave me 5 për qind.

Punëtorët shëndetësorë në fillim të këtij viti organizuan protesta dhe greva me kërkesa për rritjen e pagave me 15 për qind.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë pati nënshkruar një marrëveshje me koalicionin qeverisës, për të cilën kryetari Blerim Syla kishte deklaruar se nuk është duke u zbatuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakProblemet që nuk duhet t’i injoroni gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Keni ndryshim të gjoksit, ja përse ndodh kjo gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.