Qeveria e plotëson me tre anëtarë Bordin e SHSKUK-së, Zemaj e emëron këshilltarin e tij

2020-10-30 në ora 09:52

Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar tre anëtarë të rinj Bordi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Qeveria ka votuar me shumicë votash për anëtarët e propozuar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, shkruan Gazeta Shneta.

Anëtarët e rinj të Bordit janë Dr. Diellor Rizaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë në cilësinë e këshilltarit të ministrit Zemaj. Dr. Vjollca Kadolli përfaqësuese nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe Dr. Naim Hoxha nga Spitali i Ferizajt.

Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë anëtarët të cilëve iu ka skaduar mandati Dr. Diana Dafota, Dr. Sadete Hadri dhe Dr. Mirsad Shkreta. /Gazeta Shneta/