Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 11 milionë euro për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Mjetet janë ndarë për blerjen e barnave dhe materialeve shpenzuese për SHSKUK-në, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Uran Ismaili nëpërmjet një postimi në facebook.
“11 milionë euro më shumë. Qeveria e Kosovës, pas kërkesës sonë, sapo miratoi vendimin për ndarjen e 11 milionë eurove shtesë për Ministrinë e Shëndetësisë.
Këto mjete do të përdoren për sigurimin e barnave dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë. #ShërbimeTëMerituara #Prioritet”, ka shkruar ai.
SHSKUK-ja po përballet me mungesa të shumta të barnave dhe materialeve. Gazeta Shneta ka raportuar ditë më parë për bllokimin e operacioneve në Kirurgji në mungesë të anestetikëve. /Gazeta Shneta/