Qeveria e Kosovës në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike ka ndarë sot 7 milionë euro për gratë lehona dhe shtesat e fëmijëve.
Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se nga kjo pako do të përfitojnë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare, si dhe gratë lehona të punësuara si dhe ato të papunësuara.
Lexoni njoftimin e plotë:
PAGESA PËR LEHONAT DHE SHTESAT E FËMIJËVE – 7 MILIONË EURO
KALON plotësim-ndryshimi i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”. Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.
Po ashtu, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.