Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë një sërë vendimesh.
Kabineti qeveritar në detyrë ka plotësuar dhe ndryshuar Statuti Nr. 01/2023 i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ky vendim erdhi pasi Qeveria e Kosovës e kishte miratuar në janarin e vitit 2024 statutin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, i cili u konstatua se u bë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ndër të tjera, në këtë mbledhje është vazhduar mandati i Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut deri më 15 tetor 2025.
Këto janë vendimet tjera:
-Miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105,000 euro, deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim: Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë;
-Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580,780 euro, për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes;
-Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 372,100 euro për financim të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes.
LEXO EDHE:
Statuti i SHSKUK-së në kundërshtim me Kushtetuten, Gjykata i kërkon Qeverisë ta ndryshojë




