Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qeveria themelon Komision Disiplinor për rastin e Jeton Shalës

Lajme 06/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me anë të një vendimi, Qeveria ka themeluar një Komision Disiplinor për rastin e Kryeshefit të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Jeton Shala. Në Komision është një zëvendëskryeministër, dy ministra dhe dy sekretarë ministrie

Agjencia Kundër Korrupsionit ka kërkuar në janar të këtij viti nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, që të nisë procedurë disiplinore ndaj Jeton Shalës, kryeshef i Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Kërkesa ishte bërë në lidhje Gëzim Shabanin, i cili ishte punësuar në vitin 2016 derisa në të njëjtën kohë ishte edhe këshilltar komunal në Komunën e Mitrovicës nga radhët e PDK-së, shkruan Gazeta Shneta.

“Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të siguruar nga AKPPM gjen së Gëzim Shabani, përderisa ka qenë këshilltar komunal në Komunën e Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kishte pasur me AKPPM-në një marrëveshje për shërbime të veçanta nga data 18.3.2016 e me validitet deri gjashtë muaj, përkatësisht deri më datën 18.9.2016, sipas konkursit me referencë 2.2016 të datës 22.2.2016”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e AKK-së.

E për këtë rast Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të themelojë një Komision Disiplinor.

Me një vendim të datës 20 shkurt të siguruar nga Gazeta, Qeveria ka themeluar këtë komision me përbërje të zëvendëskryeministrit Dalibor Jevtic, kryesues; ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar; ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha; Kapllan Halimi, Sekretar i Përgjithshëm në MBPZHR; si dhe Veton Firzi poashtu Sekretar në MKRS.

Sipas këtij vendimi, Komisioni Disiplinor për shqyrtimin e rastit do të bazohet në Ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës me rregulloren 06/2012 për Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKafshimi, një zakon i padëshirueshëm tek foshnjat: Si ta parandaloni
Artikulli i rradhës Emri që ia ngjitën foshnjës, i çojë këta prindër në gjykatë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.